Galetë  me pjeshkë ëmbëlsuar në mënyrë natyrale

Processed with VSCO with hb2 presetKëtë verë pjeshkët kanë qenë fantastike, të bukura, me aromë dhe shije shumë të mirë. Përveçse të freskëta, shijojnë shkëlqyer në smoothie, dhe pse jo dhe në ëmbëlsira.

Kjo galetë me pjeshkë ku kombinohen shkëlqyer rikota kremoze me pjeshkët dhe shurupin e panjës është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ta konsumoni të ngrohtë, pak minuta pasi ka dalë nga furra ose të ftohtë nga frigoriferi një ditë më pas.

Unë përdor shurup panje për ta ëmbëlsuar, sepse e kam shumë qef shijen e tij si shije karameli si dhe sepse është më i shëndetshëm, por nëse nuk ju ndodhet në shtëpi për momentin mund të përdorni edhe sheqer kaf.

Koha : 1 orë e 30 min

Përbërësit :

Për 8 persona

Brumi

  • 3/4 kupë miell për çdo përdorim
  • 1/2 kupë miell tërshëre (mund të kaloni në blender tërshërë që përgatitet shpejt nëse nuk ju gjendet mielli i tërshërës)
  • 1/2 kupë miell integral
  • 2 lugë çaji (tsp) sheqer kaf
  • ½ lugë çaji (tsp) kripë
  • 130 g gjalp pa kripë, i ftohtë
  • 2 lugë gjelle (tbs) ujë i ftohtë nëse do t’iu duhet

Mbushja

  • 1 kupë rikota (ricotta)
  • 4-6 lugë gjelle (tbs)shurup panje
  • 4 pjeshkë mesatare të pjekura
  • Fara susami për ti hedhur sipër

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Miksoni miellin e zakonshëm, miellin integral dhe miellin e tërshërës me sheqerin dhe kripën.
  2. Priteni gjalpin e ftohtë në kubik dhe bashkojeni me miellin, deri sa të formoni një përbërje në përmasa pa a shumë sa kokrrat e bizeles.
  3. Shtoni ujin ngadalë dhe punojeni përbërjen deri sa të formohet brumi.
  4. Formoni një disk me brumin, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer të ftohet për 30 min deri në 1 orë.
  5. Ngrohni paraprakisht furrën në 180 gradë celsius.
  6. Pritini pjeshkët në feta të holla.
  7. Miksoni rikotën me shurupin e panjës.
  8. Në një sipërfaqe të spërkatur me miell hapni brumin në formë rrethore, në trashësi pak a shumë 1/2 cm.
  9. Vendoseni brumin në një tepsi ku keni shtruar letër pjekjeje.
  10. Përhapni përbërjen e rikotës me shurupin e panjës, duke u kujdesur që të lini pak hapësirë anash.
  11. Vendosni fetat e pjeshkëve sipër.
  12. Paloseni brumin anash dhe spërkateni pak me fara susami
  13. Piqeni për 30 – 35 min.
  14. Mund të shërbehet e ngrohtë, ose mund ta lini të ftohet plotësisht, ta vendosni në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer dhe ta shijoni të ftohtë ditën tjetër.

Processed with VSCO with hb2 preset

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje