Clafoutis me qershi

Share

Clafoutis 2

Për clafoutis kam dëgjuar për herë të parë vetëm pak javë më parë nga një i njohuri im francez. Si adhuruese e kuzhinës franceze, vendosa ta provoj patjetër.

Clafoutis është një ëmbëlsirë tradicionale franceze, që gatuhet në periudhën kur qershitë janë në kulmin e tyre. Ngjan pak me përbërjen e kremi të pastiçerisë, i cili hidhet mbi fruta dhe piqet në furrë. Zakonisht konsumohet e ngrohtë.

Versioni tradicional bëhet me qershi me bërthama, të cilat i japin kremit një shije të lehtë bajameje, por, nëse dëshironi mund ti hiqni bërthamat e qershive për ta patur më të lehtë gjatë ngrënies.

Është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur që keni provuar ndonjëherë, më shumë pak përbërës të cilët me siguri të gjithë i kemi në shtëpi.

Mezi pres ta provoj edhe me fruta të tjera. Besoj që do shijoj shkëlqyer me pjeshkë, mollë, dardhë ose manaferra.

Pas disa testimesh, përfundimi është receta që lexoni më poshtë, që është një kombinim mes recetës së Julia Child dhe Paul Bocuse.

Edhe pse tradicionalisht clafoutis shërbehet e ngrohtë, mua më pëlqen më shumë, një ditë më pas, pasi ka qëndruar disa orë në frigorifer. Sidomos në ditë të nxehta si këto.

Clafoutis 6Koha : 1 ore

Përbërësit

Per 10 persona

  • 2 kupa qumësht
  • 4 veze
  • 30 g gjalp + pak me shume për të lyer tepsinë e pjekjes
  • 1 kupë sheqer
  • 1 kupë miell
  • 2 & ½ kupa qershi
  • Pak kripe
  • Ekstrakt vaniljeje ose bajamesh (opsional)
  • Sheqe pluhur për servirje

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Ngrohni paraprakisht furrën ne 180 grade Celsius.
  2. Lyeni me gjalpë një tepsi me ane te larta me diametër 26 cm, shtroni qershitë dhe lëreni mënjanë.
  3. Ne një en të madhe të thellë bashkoni qumështin, vezët, sheqerin, miellin, gjalpin, kripën dhe ekstraktin e vaniljes ose të bajames nëse po e përdorni.
  4. Përziejini mire me ndihmën e një blenderi dore. Në mungesë të tij mund ti hidhni të gjithë përbërësit nëe një blender standard dhe ti miksoni për 1 minute me shpejtësi të lartë.
  5. Hidheni përbërjen e formuar mbi qershi dhe piqeni në furrën e parangrohur për 50 minuta deri në 1 orë.
  6. Pas 30 minutave të para kontrolloni përbërjen dhe nëse ka filluar të marri ngjyrë të artë në kafe mbulojeni me një letër alumini, ndërkohë që vazhdon pjekja.
  7. Clafoutis është pjekur, ne momentin qe nëse vendosni një maje thike ne mes, del e pastër.

Shijojeni me sheqer pluhur dhe qershi të freskëta sipër.

Clafoutis 5

 

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje