Cheesecake pa pjekje me freski limoni

Share

No-bake cheesecakeNë çdo rast që do t’iu duhet të përgatisni një ëmbëlsirë super të shpejtë që kënaq shijet e shumë personave, zgjidhja është ky cheesecake pa pjekje. Është lehtësisht i ëmbël prej qumështit të kondensuar të ëmbëlsuar dhe i freskët prej limonit. Shkon shumë me fruta të freskëta ose reçel.

Ky cheesecake është pa pjekje, kështu që është një zhgjidhje e shkëlqyer për në verë, pasi nuk do iu duhet të ndizni sobën apo furrën.

No-bake cheesecake

Përbërësit

Për rreth 10 persona

Baza:

  • 350 g biskota Gran Cereal (ose biskota të tjera që preferoni)
  • 100 gr gjalp

Kremi:

  • 500 gr Mascarpone
  • Lëngu dhe lëkura e 1 limoni mesatar
  • 1 pustinë sheqer me vanilje, ose 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 200 ml qumësht i kondensuar i ëmbëlsuar (qumësht Panda)

Përgatitja

Baza:

Shkrijmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë.

Bluajmë biskotat në proçesorin ushqimor, shtojmë gjalpin e shkrirë, i përziejmë mirë dhe i shtrojmë në enën ku do bëjmë cheeskake.

Mund të vendosim të përgatisim një cheesecake të plotë në nje tave me hapje anësore, ose të përgatisim cheesecake individual në kavanoza të vegjël, ose gota të vogla, të gjera. Unë personalisht preferoj gotat ose kavanozët e vegjël pasi kështu ëmbelsira është gati për tu shërbyer.

Kremi:

Në një enë hedhim marskarponen, i grijmë sipër lëkurën e  limonit dhe e rrahim pak me rrahësen e dorës. Në mungesë të saj mund të përdorim një lugë të madhe e të kujdesemi që ta përziejmë mirë.

Shtrydhim  limonin, shtojmë qumështin e kondensuar të ëmbëlsuar dhe vaniljen dhe ia shtojmë maskarpones duke e rrahur ngadalë.

Masën e përftuar e shtrojmë mbi bazën  me biskota, e mbulojmë dhe e vendosim në frigorifer për të pakten 3 orë ose idealisht një natë.

Ky cheesecake është i shkëlqyer edhe pa shoqërues fare, por për ata që nuk mjaftohen asnjëherë me të ëmblat mund ta shoqëroni me reçel ose fruta të freskëta.

No-bake cheesecake

No-bake cheesecake

No-bake cheesecake

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje