Byrek i ëmbël me kungull dimri

Share

Pumpkin pie

Byreku me kungull është një nga pjatat më popullore të vjeshtës. Ka shumë variante të ëmbla e të kripura, por të gjitha kërkojnë petë byreku, që duan kohë të përgatiten e të lodhin pak. Për të shmangur këtë të fundit zgjodha ta gatuaj me petë të një lloji tjetër, që bëhet shumë më thjeshtë dhe ka shije fantastike.

Pumpkin pie

Peta

Përbërësit

  • 2 kupa miell i zakonshëm
  • 1lugë çaji (tsp) sheqer
  • 1luge çaji (tsp) kripë
  • 150 g gjalp i ftohtë i prerë në kubik të vegjël, me brinjë rreth 1.5 cm
  • 2-3 lugë gjelle (tbs) qumësht i ftohtë (ose më shumë nëse iu nevojitet)

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Bashkoni miellin, sheqerin dhe kripën në një tas të madh qelqi.
  2. Shtoni gjalpin e ftohtë të prerë në kubik dhe filloni ta punoni përbërjen me duar deri sa të arrini një konsistence të ngjashme me bizelet.
  3. Krijoni një hapësirë në mes dhe shtoni qumështin e ftohtë, pak e nga pak. Punoni brumin me duar deri sa te formohet nje masë homogjene.
  4. Mbështilleni me letër celofani dhe vendoseni të pushoj në frigorifer për të paktën 1 orë.
  5. Nxirreni nga frigoriferi 10-15 minuta para se ta hapni në mënyrë që ta keni më të thjeshtë.
  6. Spërkasni me miell një sipërfaqe të sheshtë e të lemuar,si dhe brumin dhe filloni ta hapni me nje petës (okllai) kuzhine.
  7. Hapeni brumin deri sa të arrij të mbuloj sipërfaqen dhe anët e një tepsi me diametër 20 cm.
  8. Lyeni me gjalp dhe më pas spërkasni me miell tepsinë ku do piqni brumin.
  9. Vendoseni brumin dhe shpojeni me pirun që të cliroj një pjesë të ajrit gjatë pjekjes.
  10. Vendosini një letër kuzhine sipër dhe hidhni fasule, në mënyrë që pesha e tyre të ndihmoj të mos humbas formën brumi gjatë pjekjes.
  11. Vendoseni në furrën e parangrohur në 180 gradë dhe piqeni për rreth 15 minuta.
  12. Më pas hiqeni nga furra, largoni fasulet dhe letrën e kuzhinës dhe lëreni të ftohet pak.
  13. Ndërkohe që brumi ftohet përgatisni mbushjen.

Mbushja me kungull

Përbërësit

  • 2 kupa* pure kungulli**
  • 2 vezë
  • ¾ kupë sheqer kaf
  • 1 & ½ kupë qumësht
  • 1 lugë çaji (tsp) kanellë pluhur
  • ½ lugë çaji (tsp) xhinxher pluhur
  • ¼ lugë çaji (tsp) arrë moskati pluhur
  • ¼ lugë çaji (tsp) karafil pluhur

*Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

**Shënim : Për të përgatitur kungullin e pjekur, mjafton të prisni në copa tëmëdha kungullin e madh dhe ta vini të piqet në furrë për rreth 40-45 min në180*. E lëmë të ftohet dhe e presim në kubik, nëse duam ta përdorim për supa, rizoto, sallata, ose e kalojmë në blender për të formuar një mase kremoze nëse do ta përdorim për byrek, bukë apo kek. Kungullin e pjekur mund ta ruajmë në frigorifer në ngrirje deri në 2 muaj dhe ta përdorim kur tëdëshirojmë

Përgatitja

  1. Bashkoni të gjithë përbërësitë mirë me njëri-tjetrin deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
  2. Hidheni mbi brumin që është ftohur disi dhe piqeni për rreth 40-50 minuta.
  3. Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet plotësisht dhe me pas vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë para se ta shërbeni.

Pumpkin pie

Pumpkin pie

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje