Brusketa me salcë patëllxhanesh

IMG_0672_editedVera sapo ka ardhur dhe tregu i fruta-perimeve është plot me fruta dhe perime të freskëta. Janë kaq të bukura e me aromë kaq të mirë, sa gjithmonë përfundoj duke blerë shumë më shumë se sa më duhen. I tillë ishte rasti edhe i këtyre patëllxhaneve që kishin pak a shumë 1 javë në frigorifer.

Duke qenë se është Kampionati Europian i Futbollit dhe pres miq të shohim ndeshjen së bashku vendosa të bej ca brusketa me patëllxhane e domate. Salca doli shumë e shijshme dhe e freskët. Përvec brusketave mund të perdoret në makarona ose si mbushje për omeletat.

Përbërësit

Për afërsisht 2 kupa salcë

  • 5 patëllxhane mesatare
  • 2 domate të vogla
  • 1 tuf majdanoz
  • 2 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 1-2 lugë gjelle (tbs) lëng i freskët limoni
  • 1 lugë gjelle (tbs) fara luledielli
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

  1. Piqni patëllxhanet me gjithë lëkure në 200 gradë për rreth 40 min.
  2. Qëroni domatet, hiqini farat dhe pritini në copëza të
  3. Pastroni dhe prisni hollë
  4. Pasi patëllxhanet janë pjekur, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen për 5-10 min.
  5. Hiqini lëkurën dhe bëni pure tulin e patëllxhaneve të pjekura, në një tas mesatar duke përdorur një pirun të
  6. Shtoni domatet, majdanozin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën, piperin dhe farat e lulediellit dhe përziejini mirë.
  7. Salca është gati për tu vendosur mbi bukë të Nëse dëshironi mund të shtoni pak djathë të bardhë të thërrmuar sipër.
  8. Mos harroni që shijon shkëlqyer edhe si salcë për makaronat apo si mbushje për omeleten.
  9. Nëse ju ka mbetur salcë mund ta ruani në frigorifer në një enë të mbyllur hermetikisht për maksimumi 1 ditë.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm 🙂

IMG_0674_edited

Lini një Përgjigje