Briosh i përgatitur në shtëpi është një bukë e butë me shumë gjalp, shumë i shijshëm, më një shije të lehtë, të cilin mund ta shoqeroni me çfarë të dëshironi. Butësia e brioshit vjen prej sasisë së madhe të vezëve dhe gjalpit. Është mahnitëse se si me përbërës kaq të thjeshtë mund të krijoni një produkt me shije kaq fantastike.
Brioshi kërkon pak kohë dhe përkushtim për tu përgatitur, por rezultati është shumë shpërblyes.
Mund ta shijoni të thjesht, me reçel, djath të butë ose krem çokollate sipër, apo të përgatisni puding apo tost francez.
Për ta bërë brioshin edhe më interesesant mund të luani me shijet duke e aromatizuar brumin me erëza të ndryshme ose duke shtuar copëza cokollate, fruta të thata, apo rrush të thatë.
Briosh
Prep
Cook
Inactive
Total
Yield 2 briosh të pjekur në një enë 20 x 10 x 6 cm
Ingredients
- 4 kupa miell, idealisht miell për të përgatitur bukë
- 5 vezë
- 250 g gjalp
- 25 g maja e freskët
- 1/4 kupë qumësht i vakët
- 1/3 kupë sheqer (mund ta shtoni sasinë e sheqerit deri në 2/3 kupë në varësi të shijes dhe përdorimit)
- 1 lugë çaji kripë
- 1 e verdhë veze për të lyer brioshin para pjekjes në mënyrë që të mos digjet.
Instructions
- Ngrohni pakëz qumështin dhe tretni në të majanë, e lëreni të qëndrojë rreth 10 minua. Në këtë mënyrë majaja aktivizohet. Kujdes të mos e nxehni shumë qumështin pasi mund të prish strukturën e majasë e të mos realizohet fryrja e brumit.
- Në një robot kuzhine të fiksuar vendosni pajisjen e përshtatshme për të përgatitur brumin për bukën.
- Bashkoni miellin, vezët, sheqerin, kripën dhe majanë e tretur në qumësht dhe filloni të punoni brumin. Ky proçes zgjat rreth 15-20 minuta, ose deri sa brumi të humbasi strukturën ngjitëse e të shkëputet totalisht nga anët e tasit.
- Në këtë moment filloni të shtoni gjalpin në kubik ndërkohë që makina vijon të punojë brumin. Kujdesuni që ta shtoni pjesë pjesë dhe gjalpi të jetë inkorporuar në brumë para se të shtoni gjalp tjetër.
- Në momentin që brumi është gati vendoseni në një tas të madh dhe mbulojeni me qese kuzhine.
- Lëreni brumin të vijë në një vend të ngrohtë dhe të errët për rreth 2 orë, ose deri sa të arrij 2-fishin e volumit.
- Pasi brumi të jetë dyfishuar, goditeni lehtë në mënyrë që të humbas pak nga volumi dhe mbulojeni sërish me qese kuzhine e lëreni të pushojë në frigorifer përgjatë gjithë natës.
- Ditën tjetër, nxirreni nga frigoriferi, ndajeni në topa të vegjël dhe lëreni të vijë në temperaturë ambienti për rreth 2 orë, mbuluar me qese kuzhine.
- Pas kësaj, lyejeni sipërfaqen e brumit të brioshit me të verdhë veze dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 10 minuta, pastaj uleni temperaturen ne 180 grade Celsius dhe lereni te piqet edhe per 20-25 minuta të tjerë, ose deri sa të jetë pjekur plotësisht. Sipërfaqja duhet të jetë e pjekur shumë mirë.
- Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta prisni.
Notes
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Shënim: Nëse nuk keni një robot kuzhine të fiksuar mund ta punoni brumin me dorë, thjesht kjo do ju haj pa kohë e do ju lodh krahët. Gjithësesi konsiderojeni si një ritual apo seancë meditimi, e cila ka një rezultat fina shumë të ëmbël.
Cuisine Franceze
Lini një Përgjigje