Biskota me vaj ulliri

Share

IMG_2244 Biskotat me portokall dhe vaj ulliri janë padyshim biskotat e mia të preferuara, ku shija e portokallit, kanellës dhe karafilit, kombinohet shumë mirë me atë të vajit të ullirit.

Mami im i përgatit shume shpesh, dhe unë kujdesem që të mbarojnë shpejt. Asnjëherë nuk më dalin aq të mira sa të mamit. Me siguri, do ketë ndonjë sekret në përgatitje që ende nuk e ka ndarë me mua.

Këto biskota janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe deri diku të shëndetshme, pasi përmbajnë vaj ulliri dhe sheqer kaf. Nuk ka nevojë të ftohet brumi, as të hapet me petës, nuk ka nevojë për asnjë teknikë speciale gatimi. Për më tepër mund ti mbani në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer për rreth 3 javë, duke qenë se nuk përmbajnë vezë.

Koha : 1 orë

Për 35 biskota

Përbërësit :

  • 3/4 kupë vaj ulliri
  • 1 & 1/4 kupë sheqer kaf
  • Lëngu dhe lëkura e 1 &1/2 portokalli mesatar
  • 1 & 1/2 kupë miell për cdo përdorim
  • 1 & 1/4 kupë miell integral
  • 2 lugë çaji (tsp) kanellë
  • ½ lugë çaji (tsp) karafil të grirë
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • Pak kripë
  • Sheqer kaf, fara ose fruta të thara të ëmbëlsuara për të zbukuruar biskotat sipër

Përgatitja

  1. Ngrohni furrën ne 180 grade Celsius.
  2. Në një enë të madhe bashkoni miellin, fryrësin për ëmbëlsira, kripën, kanellën, karafilin dhe lëkurën e portokallit dhe përziejini mirë.
  3. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit me sheqerin dhe lëngun e portokallit.
  4. Bashkoni të dy përzierjet bashkë dhe trazojini mirë deri sa të përftoni një masë
  5. Formoni biskotat duke përdorur një lugë akulloreje
  6. Spërkatini me sheqer kaf, fara, ose fruta të thara sipër.
  7. Piqini në furrën e para-ngrohur në 180 gradë për 10-12 min.

IMG_2245

8 mendime mbi “Biskota me vaj ulliri

Lini një Përgjigje