Biskota të shkrifëta me gjalp dhe vanilje

Share

Biskotat me gjalp dhe vanilje janë një nga recetat më të thjeshta dhe të shijshme që do provoni. Ato gatuhen me pak përbërës dhe shumë dashuri e kujdes. Receta është shumë e thjeshtë dhe lë vend për të luajtur me shijet. Mund të eksperimentoni me çfarë t’iu gjendet në kuzhine apo çfarë shije do preferonit për momentin. Mund të zgjidhni mes aromatizimit me lëkurë portokalli, apo limoni, ti shtoni ekstrakt  bajame apo kanellë, ti shtoni fruta të thata të copëzuara, ti mbuloni me çokollatë, apo ti bëni biskota 2-she me krem çokollate, apo reçel në mes.

Biskotat me gjalp janë krokante si teksture dhe të shkrihen në gojë duke lënë pas nje shije fantastike. Janë biskotat ideale për tu paketuar bukur e për tu dhuruar, pasi jetojne gjatë e ju japin mundësi të luani me format dhe shijet.

Nëse jeni kurioz të provoni receta të tjera biskotash klikoni këtu.

Përbërësit

  • 2 & ¼ kupa miell për çdo përdorim
  • 1 kupë sheqer
  • 200 g gjalp në temperaturë ambienti
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji (tsp) ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
  • Pakëz kripë
  • 200 g çokollatë e zezë për tu shkrirë që të mbulojmë biskotat (opsionale)

Shije të ndryshme mes të cilave mund të zgjidhni për biskotat me gjalp :

  • 1 lugë çaji (tsp) lëkurë limoni
  • 1 lugë çaji (tsp) lëkurë portokalli
  • ½ lugë çaji (tsp) ekstrakt bajamesh
  • ½ kupë fruta të thata të copëzuara (mund të zgjidhni mes arrave, bajameve, lajthive, stikave etj)
  • ½ kupë fara susami
  • ½ kupë marmalatë që ta vendosni mes biskota e të formoni biskota 2-she
  • ½ kupë krem çokollatë (ganash çokollate) që ta vendosni mes biskota e të formoni biskota 2-she

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Rrihni gjalpin me sheqerin deri sa të formohet një përbërje kremoze.
  2. Shtoni vezën dhe ekstraktin e vaniljes dhe vazhdoni të rrihni përbërjen.
  3. Në një enë tjetër bashkoni miellin, kripën dhe fryrësin për ëmbëlsira.
  4. Shtoni përzierjen e miellit te ajo e gjalpit dhe përziejini deri sa të formohet brumi.
  5. Brumi duhet të jetë i butë dhe pak ngjitës.
  6. Ndajeni në 2 pjesë, mbulojeni secilën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 1 orë, ose idealisht gjatë gjithë natës.
  7. Në këtë pikë mund të vendosni ta ngrini brumin që të mund ta përdorni më vonë. Brumi i biskotave me gjalp qëndron shumë mirë në frigorifer për rreth 2 muaj. Thjesht lëreni të shkrij përpara se ta përdorni.
  8. Nxirreni brumin e ftohtë nga frigoriferi dhe përgatituni për të formuar biskotat. Në këtë pikë mund të zgjidhni mes 2 opsioneve më poshtë:
    1. Të formoni cilindra dhe të prisni biskota rrumbullake me një thikë të mprehtë kuzhine.
    2. Të hapni brumin me petës dhe të prisni forma të ndryshme. Në të 2 rastet trashësia duhet të jetë 3-5 mm. Sa më të holla të jenë, aq më krokante do bëhen pasi të piqen.
  9. Biskotat piqen në furrë të parangrohur në 180 grade për rreth 7-8 min, deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë të artë në anë.
  10. I heqim nga furra, I lëmë të ftohen në tepsi për rreth 5-10 min e më pas i zhvendosim në një enë tjetër që të ftohen plotësisht.
  11. Pasi janë ftohur shkrijmë çokollatën në banjo-mari dhe zhysim biskotat.nga njëra anë. I lëmë mbi letër pjekjeje deri sa çokollata të forcohet dhe pastaj mund ti konsumojmë.
  12. Biskotat duhen ruajtur në një enë të mbyllur hermetikisht. Mund ti konsumoni deri në 3 javë pas përgatitjes.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje