Është koha e krishtlindjeve dhe Vitit të RI, pra, është koha për të përgatitur biskotat me xhinxher, edhe pse, në fakt, unë këto biskota i përgatis gjithë vitin. I kam shumë qef biskotat me xhinxher, pasi kombinimi i erëzave shkon shumë me shijen e ëmbël me një prekje të hidhur të melasës.
Nuk e di pse ende nuk e kam ndarë këtë recetë, por, ja ku jemi. 🙂
Këtë vit kam përgatitur shumë biskota me xhinxher. Një pjesë ia dhurova miqve e familjarëve, një pjesë i vara nëpër shtëpi si zbukurim. Në këtë formë duken fantastike, e i japin një aromë shumë të mirë shtëpisë, e për herë të parë këtë vit bëra edhe një shtëpi biskote.
Biskota me xhinxher – receta klasike
Ingredients
Përbërësit
- 2 & ¼ kupa miell
- 1 lugë caji fryrës për ëmbëlsira
- ½ lugë caji kripë
- 150 g gjalpë, në temperaturë ambienti
- ¾ kupë sheqer kafe
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle melasë
- 1 tsp kanellë pluhur
- 2 tsp xhinxher pluhur
- ¼ tsp arrë moskati e grirë
- ¼ tsp karafil i grirë
Instructions
Përgatitja
- Rrihni gjalpin me sheqerin deri sa të formohet një masë kremoze.
- Shtoni vezën dhe melasën e rriheni përbërjen mirë.
- Në fund shtoni miellin, erëzat, fryrësin për ëmbëlsira dhe punojeni përbërjen deri sa të formohet brumi.
- Në momentin që brumi është gati, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 30 minuta. Mund ta përgatisni brumin edhe më parë, pasi qëndron mirë në frigorifer për rreth 3 ditë, ose në ngrirje për rreth 3 muaj.
- Nxirreni brumin nga frigoriferi për rreth 10 minuta para se ta punoni.
- Ndërkohë ngrohni furrën në 180.
- Hapeni brumin me petës dhe prisni biskotat në forma të ndryshme, sipas dëshirës.
- Piqini në furrën e parangrohur për rreth 7-9 minuta, ose deri sa anët të kenë filluar të marrin ngjyrë të artë.
- Pasi ti nxirrni nga furra, lërini të pushojnë në tepsi, e me pas zhvendosini e lërini të ftohen plotësisht.
- Shijojini me një filxhan caj, ose bëjani dhuratë të dashurve tuaj.
Notes
Shënim:
1 kupë = një filxhan caji me masë 240 ml
Nëse nuk arrini të gjeni melasë, ose nuk ia pëlqeni shijen, atëherë provoni ta zëvendësoni me mjaltë. Shija ndryshon disi, por prapë është e shkëlqyer.
Këto biskota qëndrojnë shumë mirë, në temperaturë ambienti për rreth 3 javë, nëse i ruani në një enë me mbyllje hermetike.
Unë preferoj të mos përdor krem zbukurues për biskotat, por nëse doni ti zbukuronin biskotat tuaja mjafton të trazoni 1-3 lugë caji ujë me 2 kupa sheqer pluhur, deri sa të formohet një krem i trashë.
Lini një Përgjigje