• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

“Biskota” me reçel

17 Prill, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Kjo ëmbëlsirë është si një “biskotë e madhe”, e cila ndahet më pas në porcione individuale. Sipër i shtrojmë reçel për një shije edhe më interesante.

Përgatitja është shumë e shpejt dhe e thjesht dhe do iu shpëtoj nëse keni nevojë të përgatisni diçka shpejt e shpejt.

Koha e përgatitjes : 1 orë

Përbërësit

Për 10-12 persona

  • 100 g gjalp i zbutur në temperaturë ambienti
  • 1/4 kupë sheqer
  • 1 1/4 kupë miell
  • 1/4 kupë miell semolina (nëse nuk ju pelqen semolina, ose nuk e gjeni në supermarket, mund ta zëvendesoni me miell normal)
  • Pak kripë
  • 1/2 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë gjelle (tbs) susam i zi
  • 1 lugë gjelle (tbs) susam i bardhë
  • 2 tbs arrë kokosi e grirë
  • 1/2 kupë reçel ( në këtë rast kam përdorur reçel luleshtrydheje)

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitija
Ngrohim furren në 180°.

Rrahim gjalpin me sheqerin deri sa të përftohet një masë kremoze.

Shtojmë miellin, semolinën, kripën dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe i miksojmë deri sa të formohet brumi.

E shtrojmë brumin në një tepsi rrumbullake me diametër 24 cm dhe e shpojmë pak me pirun.

E pjekim për 15 min.

E nxjerrim nga furra, e lëme të ftohet për rreth 5 min. Shtrojmë reçelin sipër, e spërkasim me farat e susamit dhe e vendosim sërish në furrë për rreth 15 min.

E heqim nga furra, i shtojmë sipër arrën e kokosit dhe e lëmë të ftohet në tepsi për 10-15 min.

Më pas e heqim nga tepsia dhe e presim në 10-12 pjesë. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta servirim. Pjesën e mbetur e ruajmë në një enë të mbyllur hermetikisht për rreth 1 javë në temperaturë ambienti.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: biskote, embelsire, embelsire me recel, keke me recel, recel, receta, recete, recete e thjeshte, si te pergatisim embelsire me recel, si te pergatisim kek me recel, te thjeshta

Previous Post: « Lulelakër e pjekur në furrë apo siç njihet ndryshe “Biftek lulelakre”
Next Post: Topa energjik super të shijshëm që mund ti konsumojmë pa na vrarë ndërgjegjia »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled