Biskota me djathë

BIskota me djatheBiskota me djathë, super të thjeshta dhe të shijshme. Përbërësit me siguri i keni të gjithë në shtëpi : djathë kaçkavall, gjalpë, miell, veze, e ca erëza. Janë ideale si shoqërues kur shihni ndonjë ndeshje ose film, ose për t’ia dhënë fëmijëve në vend të patatinave. Biskotat kanë në përmbajtje dhe pak piper, që për ata që i kanë qejf ushqimet pikante i bën biskotat edhe më të mira, por mund ta shmangni nëse piperi nuk ju pëlqen apo ju shkakton probleme.

Biskota me djathe

Përbërësit

Për 20-25 biskota

  • 100 g gjalpë
  • 85 g djathë kaçkavall
  • 1 e 1/3 kupë miell
  • 1/4 lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 lugë çaji (tsp) rigon
  • 1/4 lugë çaji (tsp) piper i kuq djegës
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • 1 vezë dhe 1 e verdhë veze
  • 1-2 luge çaji (tsp) ujë (nëse nevojitet)

Përgatitja

Përziejmë gjalpin e zbutur me djathin, më pas shtojmë vezën dhe të verdhën e vezës. Në një ene tjetër përziejmë miellin, kripen fryrësin dhe erëzat.

I bashkojmë të gjitha dhe nëse ka nevoje i shtojmë ujin. E vendosim brumin të ftohet në frigorifer për të paktën 30 min.

I presim biskotat, i spërkasim me fara susami sipër dhe i pjekim në 180 gradë celsius për rreth 15 min., ose deri sa të kenë marre një ngjyrë të artë.

Thjesht, shpejt, shijshëm

Biskota me djathe

Lini një Përgjigje