Biskota me copëza cokollate

Share

IMG_8965_editedBiskotat me copëza cokollate janë nga ato gjëra të cilat të gjithe i kanë qejf. Janë super edhe nëse doni të bëni një dhuratë jo të zakonshme për një person të dashur. Kjo recetë është shumë e thjesht dhe bën rreth 25 biskota që do iu mjaftojnë për gjithë javën. Sakrifikoni një orë të dielën dhe do të kenaqeni gjithë javës. Nuk kanë të krahasuar me ato që mund të blini të paketuara në market apo pasticeri.


Koha e përgatitjes : 1 orë

Përbërësit

Për rreth 25 biskota

  • 2 & 1/2 kupa miell
  • 1 kupë sheqer i bardhë
  • 1/3 kup sheqer kaf
  • 200 g gjalp në temperaturë ambienti
  • 1 vezë dhe 1 e verdhë veze në temperaturë ambienti
  • 1 lugë caji (tsp) ekstrakt vanilje
  • 1 lugë caji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • 1/2 lugë caji (tsp) sode (baking soda)
  • 1 & 1/2 kupë copëza cokollate
  • Pakëz kripë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

Përgatisni 2 tepsi për pjekje, duke shtruar letër pjekjeje te secila dhe parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

Në një tas mesatar bashkoni bashkë miellin, fryrësin për ëmbëlsira, sodën dhe kripën.

Në një tas tjetër bashkoni gjalpin me sheqerin dhe rrihini deri sa të krijohet një masë kremoze. Shtoni vezën dhe të verdhën e vezës dhe rrihini sërish. Shtoni edhe ekstraktin e vaniljes dhe përziejeni mirë.

Miksoni përbërësitë e thatë me ata të lëngshëm dhe në fund shtoni copëzat e cokollatës.

Përdorni një lugë akulloreje për të formuar biskotat. Pasi ti keni ndarë vendosini të ftohen pak në ngrirje për 20-30 min. Më pas piqini në 180 gradë Celsius, në furrë të parangrohur për 12-14 min (deri sa të marrin ngjyrë të artë).

Lërini të ftohen për rreth 2 min në tepsinë në të cilën janë pjekur, përpara se ti zhvendosni për tu ftohur plotësisht.

IMG_8970_edited

Lini një Përgjigje