Biskota me arrë kokosi – macaroons

macaroonsKrokante në anë, të buta në mes, plot me shije çokollate dhe arre kokosi, me pak fjalë të parezistueshme. E kam fjalën për biskotat me arrë kokosi, të cilat kushdo që i ka provuar më ka kërkuar recetën.

I kam përgatitur shumë herë dhe është nga të paktat receta me të cilën jam e kënaqur plotësisht e nuk po mundohem ta përmirësoj.

Receta mund të kthehet shumë thjeshtë në një recetë biskotash pa gluten. Mjafton që të shmangni miellin e grurit, ose ta zëvendësoni me të njëjtën sasi miell orizi. Kështu në pak minuta, edhe personat që kane intolerancë ndaj glutenit, mund të kenë gati një ëmbëlsirë fantastike.

Koha e përgatitjes : 20 min

Përbërësit :

Për rreth 15 biskota të mëdha ose 25 të vogla

  • 2 kupa arrë kokosi e grirë
  • 2/3 kupë sheqer
  • 1/4 lugë gjelle kripë
  • 1/2 lugë çaji vanilje
  • 5 të bardha veze
  • 3 lugë gjelle miell
  • 1/3 kupë copëza çokollate

Përgatitja :

Përziejmë mirë të bardhat e vezës me sheqerin, kripën dhe vaniljen. Shtojmë arrën e kokosit , e më pas miellin. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene shtojmë copëzat e çokollatës.

I trazojmë mirë deri sa masa të bëhet homogjene. Ndërkohë kemi ngrohur furrën në 180*.

Shpërndajmë masën e formuar duke përdorur një lugë akulloreje në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekjeje. I pjekim biskotat për rreth 10-12 min (deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë).

Thjesht, shpejt, shijshëm 🙂

Coconut macaroons'

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje