Biskota me arra dhe copëza çokollate

Share

UBiskotq me arra dhe copeza cokollateUnë i kam shumë qejf biskotat, arrat, çokollatën dhe siguritsht të gatuaj , kështu që përgatitja e këtyre biskotave është padyshim një nga aktivitetet e preferuara të pushimeve të fundvitit. Janë të thjeshta për tu përgatitur, ngjajnë si topa bore të vegjël, dhe përgatiten me shumë pak përbërës. Mund ti ruani në një enë hermetike deri në 2 javë.  Pjekja e këtyre biskotave është pak delikate, por kur ti provoni do ta kuptoni që ia vlen çdo përpjekje .

Këto biskota mund të shndërrohen shumë thjesht edhe në një dhuratë të bërë në shtëpi, për festat. Paketojini bukur, dhe ndani dashurinë dhe ëmbëlsinë me personat e zemrës.

Biskota me arra dhe copeza cokollate

Koha e përgatitjes : 1 orë

Përbërësit

  • 230 g gjalp
  • 2 1/4 kupa miell i zakonshëm
  • 1/2 kupë sheqer pluhur
  • 1/2 kupë arra
  • 1 kupë copëza cokollate
  • Pak kripë
  • 1-2 lugë gjelle (tbs) ujë i ftohtë nëse do t’iu duhet gjatë përgatitjes së brumit
  • Sheqer pluhur për të mbuluar biskotat

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Rrihni gjalpin me ndihmën e rrahëses elektrike deri sa të bëhet disi kremoz.
  2. Shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni ti rrihni deri sa e gjithë masa të bëhet kremoze.
  3. Shtoni miellin dhe pak kripë në përzierjen e gjalpit me sheqerin dhe formoni brumin.
  4. Në fund shtoni arrat e copëzuara dhe copëzat e çokollatës.
  5. Formoni toptha të vegjël dhe vendosini të pushojnë në frigorifer për 30 min – 1 orë.
  6. Ndërkohë ngrohni furrën në temperaturën 190 gradë.
  7. Piqini biskotat në furrë të parangrohur për 10-12 min, deri sa të kenë marrë një ngjyrë të artë në sipër.
  8. Hiqini nga furra dhe mbulojini me sheqer pluhur ndërkohë që janë ende të ngrohta.
  9. Lërini të ftohen dhe spërkatini sërish me sheqer pluhur.
  10. Mund ti ruani në temperaturë ambienti në një enë të mbyllur hermetikisht deri në 2 javë.

Biskota me arra dhe copeza cokollate

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje