Akullore e shëndetshme me arrë kokosi

Share

Processed with VSCO with a5 preset

Kam eksperimentuar me akulloret e shëndetshme këtë verë dhe rezultati ka qenë fantastik. Me siguri ju kujtohet “Akullorja e shëndetshme me çokollatë”, që përgatitej shumë shpejt dhe ishte shumë e shijshme. Tani kam një recetë edhe më të thjeshtë, akullore shkop me arrë kokosi.

Duhet thjesht të përzieni bashkë kosin, qumështin e kokosit, ëmbëlsues natyral dhe pak arrë kokosi të tharë, të grirë. Hidheni në format për akullore, lëreni në frigorifer për gjithë natën dhe çdo gjë është gati.

Koha : 5 min + një natë në frigorifer

Përbërësit

Për 8 persona

  • 1 kupë qumësht kokosi
  • 1 kupë kos grek (mund të përdorni edhe kosin normal)
  • ½ kupë arrë kokosi e thatë e grirë
  • 3  lugë gjelle (tbs) shurup panje ose mjalt
  • Pak çokollatë për ta shkrirë e për t’ia hedhur sipër

Përgatitja

  1. Përzieni të gjithë përbërësitë bashkë dhe hidheni përbërjen në format për akullore me shkop.
  2. Vendosini në ngrirje për gjatë gjithë natës.
  3. Nxirrini format nga frigoriferi.
  4. Lërini për pak minuta në temperaturë ambienti, në mënyrë që të mund ti zhvendosni më thjesht nga format.
  5. Hiqini nga format dhe spërkatini me pak çokollatë të shkrirë sipër.

Processed with VSCO with a5 preset

Ju bëftë mirë 🙂

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje