Akullore e shëndetshme në shkop me mjedra

Share

Akullore me mjedraAkullore për mëngjes, akullore si ëmbëlsirë, akullore si snack pasditeje, ose të gjitha bashkë, pasi është aq vapë sa nuk të bëhet të konsumosh gjë tjetër. Pse jo? Akulloret e shëndetshme me kos mund ti konsumojmë kur të duam.

Akulloret në shkop me kos dhe mjedra janë fantastike dhe shumë të thjeshta për tu përgatitur. Jam e bindur që fëmijët do ti pëlqejnë shumë, e do të zëvendësoni kështu versionet e gatshme plot me sheqer, me këtë akullore të pastër e të shëndetshme.

Gjithcka ju duhet të bëni është të bashkoni kosin me mjedrat e freskëta dhe mjaltin, ti trazoni mirë. Ndajeni masën në format për akullore me shkop, shtoni pak granola sipër për më shumë shije dhe për të shtuar pak element krokant dhe gjithcka është gati.

Akullore me mjedra

Përbërësit 

Për 4 akullore në shkop mesatare :

  • 1 kupë kos
  • 1-2 lugë gjelle mjalt ose shurup panje
  • ½ kupë mjedra të freskëta
  • Granola për ta shtuar sipër
  • Pak vaj me shije neutral për të lyer format për akullore në shkop

Përgatitja 

Lyeni me shumë shumë pak vaj format për akullore në shkop. Zgjidhni një vaj me shije neutral dhe perdorni një letër kuzhine për ta përhapur në mënyrë uniforme. Kjo bëhet për të lehtësuar nxjerrjen e akulloreve nga forma.

Në një enë mesatare bashkoni kosin me mjaltin ose shurupin e panjës dhe në fund shtoni mjedrat e freskëta.

Ndajeni përbërjen në format për akullore dhe shtoni sipër pak granola.

Vendosini shkopat dhe lëreni në ngrirje për të paktën 6 orë, ose për gjatë gjithë natës, në mënyrë që të ngrijnë plotësisht. Këto akullore mund ti ruani në ngrirje për rreth 1 muaj.

Nxirrini nga frigoriferi dhe lërini të qëndrojnë pak minuta në temperaturë ambienti. Nxirrini me kujdes akulloret nga forma për akullore dhe shijojini.

Akullore me mjedra

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje