Akullore e shëndetshme me luleshtrydhe

Share

Processed with VSCO with hb1 presetKjo është me siguri receta e fundit e akulloreve të shëndetshme që postoj këtë verë, dhe ndoshta më e mira nga të gjitha. Është një kombinim fantastik i kosit me bananen, luleshtrydhet dhe tahinin. Është shumë e shijshme, me një ngjyrë fantastike dhe shumë e shëndetshme.

Sikurse recetat e mia të tjera për akullore të shëndetshme , “Akullore me arrë kokosi”, “Akullore me çokollatë”, edhe kjo do vetëm pak minuta për tu bërë. Jam e sigurt që pasi ta provoni, do fiksoheni e do ta përgatisni shumë shpesh.

Processed with VSCO with hb1 preset

Koha : 10 minuta

Përbërësit

Për 4 persona

  • 2 kupa luleshtrydhe të prera në kubik
  • 1 kupë kos grek
  • 2 banane mesatare shumë të pjekura
  • 1 lugë gjelle (tbs) fara cia
  • 2 lugë gjelle (tbs)tahini
  • 2 lugë gjelle (tbs) mjaltë ose shurup panje – mund ti hidhni vetem 1 lugë nëse bananet e përdorura kanë qenë shumë të ëmbla
  • Pakëz kripë

Përgatitja

  1. Ruani mënjanë ½ kupë me luleshtrydhe të prera.
  2. Kaloni gjithë përbërësit e tjerë në blender dhe bluajini për rreth 2 min.
  3. Shtoni pjesën e mbetur të luleshtrydheve te kremi i formuar dhe vendoseni në një enë të mbyllur hermetikisht në ngrirje për minimum 2 orë, ose idealisht për gjithë natën.

Ju bëftë mirë 🙂

Healthy Strawberry Ice Cream'''

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje