Akullore me çokollatë super e shëndetshme

Chocolate Ice CreamStina e verës është sinonim me akulloren, e cila na tremb duke qënë se ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri, që përkthehet në kalori të tepërta.

Si ta bëjmë akulloren e shëndetshme? Përgjigjia është shumë e thjeshtë : Përdorim banane.

Mjafton të bashkojmë bananen me përbërësit që dëshirojmë dhe do të përftojmë akullore me shije nga më të ndryshmet.

Për të bërë akullore me cokollatë mjafton të bashkojmë bananen me kakaon. Unë shtoj edhe gjalp kikiriku, pak mjalt ose shurup panje dhe kokrra të vogla të bimës së kakaos (cocoa nibs), për ta bërë më të pasur dhe interesante shijen dhe përbërjen. Ju mund të luani me përbërësit shtesë sipas shijes suaj, për sa kohë që mbani si bazë bananen dhe kakaon.

Përbërësit

Për 4 persona

  • 2 banane mesatare të pjekura shumë
  • 3 lugë gjelle (tbs) kakao pluhur
  • 1-2 lugë caji (tsp) mjalt ose shurup panje – varet se sa të ëmbël e preferoni
  • 1 lugë gjelle (tbs) gjalp kikiriku (idealisht te bere ne shtepi) – Opsional
  • 1 lugë gjelle (tbs) kokrra të vogla të bimes së kakaos (cocoa nibs)

Përgatitja

E kam përgatitur akulloren me banane në 2 mënyra. Mënyra e parë kërkon të përdoresh banane të ngrira. Eshtë shumë e thjeshtë dhe e shpejt, vetem se rrezikoni të prishni blenderin, sikurse më ndodhi mua.

Mënyra e dytë kërkon të përdorësh banane në temperaturë ambienti, dhe më pas kremin e përftuar e vendos të ngrij në frigorifer përgjatë natës.

Mënyra 1

  1. Zgjidhni banane shumë të pjekura, të cilat janë të ëmbla dhe të buta
  2. Qërojini dhe pritini në përmasa monedhash dhe vendosini në një qese të përshtatur për ngrirje që të ngrijnë në frigorifer përgjate natës.
  3. Vendosni në blender bananen e ngrirë, mjaltë ose shurup panjë, kakaon, gjalpin e kikirikut dhe kokrrat e vogla të kakaos dhe bluajini në blender deri sa të përftohet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze.

Voilaaaa – akullorja është gati. Mund ta shijoni menjëherë, edhe pse mund të jetë pak e butë, ose ta vendosni në frigorifer në ngrirje deri sa të ngurtësohet plotësisht.

Mënyra 2

  1. Zgjidhni banane shumë të pjekura, të cilat janë të ëmbla dhe të buta
  2. Qërojini dhe pritini në copa të mëdha.
  3. Vendosni në blender bananet e prere në copa, mjaltë ose shurup panje, kakaon, gjalpin e kikirikut dhe kokrrat e vogla të kakaos dhe bluajini në blender deri sa të përftohet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze.
  4. Këtë masë vendoseni në një enë të përshtatshme për ngrirje dhe lëreni të qëndrojë përgjatë gjithë natës në frigorifer (ose 3-4 orë, sa të ketë ngrirë plotësisht)
  5. Nxirreni enën nga ngrirja. Lëreni pak minuta (2-3 min) në temperaturë ambienti dhe më pas ndajeni duke përdorur një lugë akulloreje.

Chocolate Ice cream 2

Lini një Përgjigje