Polenta kremoze me porçini të tiganisur
Prep
Cook
Total
Yield 2 persona
Ingredients
Përbërësit
- 1 kupë polenta
- 2 & ½ kupë ujë
- 2 lugë gjelle gjalp
- 300 g kërpudha porçini të freskëta, të pastruara
- 1 lugë gjelle (tbsp.) vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë
- Piper
Instructions
Përgatitja
- Vendosni polentën dhe ujin në një tigan të thellë, të ziejnë.
- Në momentin që ka arritur pikën e zierjes përbërja, uleni temperaturën dhe lëreni të gatuhet ngadalë, deri sa polenta ta ketë thithur gjithë ujin.
- Në fund shtoni kripën, piperin dhe gjalpin, dhe trazojeni përbërjen mirë, deri sa të jetë shkrirë e përthithur gjithë gjalpi.
- Ndërkohë gatuani dhe porçinit.
- Pritini në feta dhe lërini mënjanë.
- Vendosni një tigan me bazë të gjerë në zjarr të lartë dhe shtoni vajin e ullirit.
- Kur vaji të jetë nxehur shtoni kërpudhat dhe gatuajni duke i trazuar herë pas here për rreth 10-12 minuta.
- Në fund shtoni kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë.
- Në pjatat ku do shërbeni, shtoni polentën e sipër saj kërpudhat e tiganisura.
Notes
1 kupë = 1 filxhan/gotë standarte me volum 240 ml
Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/polenta-kremoze-me-porcini-te-tiganisur/